
Partia e Lirisë ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Tedi Blushi në rrjetet sociale e dënon aktin dhe kërkon nga autoritetet që të nxjerrin para përgjegjësisë autorët.
Sipas tij çdo sulm ndaj gazetarëve është atentat ndaj fjalës së lirë!
“Dhuna burracake ndaj gazetarit Gjergj Zefi është e dënueshme dhe meriton ndëshkim ligjor!
Porositësit dhe autorët e këtij akti kriminal duhen të dalin sa më parë para drejtësisë! Çdo sulm ndaj gazetarëve është atentat ndaj fjalës së lirë!
Shërim të shpejtë!”, shkruan Blushi.
Editori i “Pamfletit” u sulmua fizikisht nga persona gjysmë të maskuar teksa po dilte nga zyra e tij. Një makinë me xhama të zinj i preu rrugën dhe ai u sulmua pas shpine me sende të forta.
Lini një Përgjigje