
Analist Adrian Sulo ka dënuar ashpër dhunën ndaj editorit të “Pamfletit”, Gjergj Zefi.
Ai shkruan se ky sulm kriminal nuk është vetëm goditje ndaj gazetarit Gjergj Zefi por është një goditje ndaj fjalës së lirë. Sulo vijon duke thënë se nuk u godit qytetari Gjergj Zefi por zëri i së vërtetës që përçon “Pamfleti”.
Sulo tha se ky është rasti i tretë që ai e ka përjetuar këtë ndjesi aspak të këndshme. Analisti thekson se në të tjera rastet, u goditën sepse kishin forcë, është një përballje mes paligjshmërisë dhe atyre që duan që ky shtet të bëhet.
"Sot do të doja të isha unë i rrahur Gjergj Zefi
Sot për herë të tretë në jetën time do doja të isha unë i dhunuar nga agresorët.
E kam përjetuar këtë ndjesi për herë të parë kur badigardët e Rezart Taçit rrahën Mero Bazen. Nuk është aspak e këndshme të të rrahin e sidomos për mua por më besoni nuk do ndihesha i nëpërkëmbur në një rast të tille.
Për herë të dytë e njëjta ndjesi kur një biznesmen halabak goditi arkitektin Maks Velo.
Kishte të drejtë Maksi apo jo...protestoi për një çiban të cilën koha e hoqi por duke marrë goxha para nga xhepat tanë. Objekti u prish dhe koha i dha të drejtë Maks Velos ....e si mund të goditej Maks Velo.
Dje u godit Gjergj Zefi...në fakt nuk u godit thjesht qytetari Gjergj Zefi por u godit fjala e lirë. Edhe në rastin e Mero Bazes u godit fjala e lirë...edhe në rastin e Maks Velos u godit fjala e lirë....edhe dje u godit fjala e lirë. Dhe do doja të isha unë i rrahuri më besoni. Krenaria e një gangsteri të vogël të viteve 80 nuk do të fyejë aspak në këto raste. Të tre u goditën sepse kishin forcë....është një përballje mes paligjshmërisë dhe atyre që duan që ky shtet të behet.
Nuk u godit qytetari Gjergj Zefi por zëri i së vërtetës që përçon Pamfleti.
Është një moment i vështirë padyshim. Është momenti kur ligji filloi të lëvizë dhe llumi i Tiranës ka filluar të shqetësohet seriozisht.
Nuk kursen krimi as partizanët e fjalës së lirë.
Jemi me ty Gjergj Zefi!", shkruan analisti.
Lini një Përgjigje