TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 09:36

Tensionet në veri/ Hapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak, Jarinja mbetet e bllokuar

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri/ Hapet për qarkullim pika kufitare në

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar. Lajmine ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se kjo pikë është hapur për qarkullim që nga ora 08:00.

“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, ka thënë Elshani për Express. Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

Lini një Përgjigje