
Ambasada Amerika në Tiranë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për programin e Lotarinë Amerikane. Sipas ambasadës së SHBA, aplikimi ka nisur sot në orë 12.00 dhe se afati për shqiptarët e interesuar do të jetë deri më 7 nëntor.
Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov
“Programi DV-2025: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2025 fillon të mërkurën, 4 tetor 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore e Ditës (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 7 nëntor, 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Standarde Lindore (EST) (GMT-5). Individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen”, thuhet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë.
Të gjithë pjesëmarrësit në lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të rishikojnë udhëzimet e kualifikimit për arsimim dhe punësim përpara hyrjes.
Për t’u kualifikuar për vizë sipas Programit DV, aplikanti kryesor (kërkuesi, numri i hyrjes së të cilit është zgjedhur) duhet të ketë arsimim kualifikues ose punësim.
Lini një Përgjigje