TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 13:43

Afera me sterilizimin, Apeli lë në burg Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Shkruar nga Pamfleti

Afera me sterilizimin, Apeli lë në burg Klodian Rrjepajn dhe Ilir

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë ne fuqi masat e arrestit me burg për ish-zëvendësministrin e shëndetësinë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të arrestuar për koncesionin e sterilizimit. 

Apeli ka vendosur të lërë të pandryshuara masat e sigurisë edhe për 4 të akuzuarit në çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie.

Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm, por Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, si dhe masat e dhëna më herët për 4 të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.

Lidhja mes ish-zëvendësministrit të shëndetësinë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj

Ish-ministri dhe biznesmeni u arrestuan mesin e gushtit të këtij viti. Referuar dosjes vërtetohet lidhja e ish-ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin  për sterilizimin e seteve kirurgjikale. Sipas SPAK Rrjepaj dhe Rrapaj  kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994. Po ashtu edhe drejtori i kompanisë koncesionare Sani Service, ka qenë shoku i tyre i klasës.

Njohja mes tyre është konfirmuar edhe nga të afërm të tjerë. Nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se Ilir Rrapaj, Ilir Beqja dhe Klodian Rjepaj hynë në Shqipëri më datë 15.06.2014. Kjo periudhë përkon me kohën përgatitore të koncesionarit. SPAK bën me dije se ata kanë udhëtuar edhe në kohë të tjera së bashku.

Konkretisht Rjepaj, Rrapaj dhe Ombro Staccini kanë dalje nga Shqipëria nga Rinasi më datë 13 Prill 2016. Në 24 Nëntor të po të njëjtit vit Rrapaj dhe Rjepja dalë nga Shqipëria dhe kanë shkuar në Peruxhia.

Një tjetër provë që rendit SPAK është se nga këqyrja e faqes së ministrisë rezulton se më datë 15 Qershor 2014 është bërë postim nga takimet e kryera nga Ministri i Shëndetësisë Beqja dhe Ilir Rrapajt.

Masat e sigurisë:

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh:” dhe “shpërdorim detyre“

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre"

koncesioni i sterilizimit

Lini një Përgjigje