TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 15:30

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit po bëhet e rrezikshme”, Ngjela: Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit po bëhet e

Avokati Spartak Ngjela duke ju referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, se Laert Haxhiu donte të hiqte qafe prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliu dhe atë të Lushnjës, deklaroi se shtetit duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK.

Në një intervistë për “News 24”, Ngjela tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë e gjatë dhe e rrezikshme. Sipas tij sa më lartë në shkallët e pushteti të hetohet, aq më të rrezikuar do të jenë prokurorët e SPAK.

Avokati shtoi gjithashtu se në SPAK janë të hapura shumë çështje, teksa theksoi se askush nga personat e korruptuar dhe inkriminuar nuk do të shpëtojë nga drejtësia.

Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK. Ata duan mbrojtje. Lufta kundër krimit të organizuar do jetë e gjatë. Nuk ka shpëtuar asnjëri. Janë shumë çështje dhe çështjet krijojnë një lidhje që shkon nga poshtë lart. Sa më lart të shkojë, aq më e rrezikshme është për krimin e organizuar. Është e domosdoshme mbrojtja e prokurorëve. Me një vendim qeverie bëhet”, deklaroi Ngjela.

ngjela krimi korrupsioni spak

Lini një Përgjigje