Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Martin Cani do të dalë sot përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca për 14-vjeçarin M.P. pritet të nisë në orën 09:30.
Vrasja e adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Të dy, si viktima dhe autori ishin nxënës të kësaj shkolle.
Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit.
Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndon edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Për këtë akuzë Kodi Penal parashikon minimalisht 20 vite burg deri në dënim maksimal burgim të përjetshëm. Por në raste kur autorët janë të mitur parashikohet përgjysmimi i dënimit, ndërsa përjashtohen nga burgu i përjetshëm.
Pra minimumi i dënimit për autorin është 10 vite burgim. Para oficerëve të policisë, adoleshenti tha se thikën nuk e kishte me vete brenda ambientit të shkollës dhe se pas krimit e fshehu në një vend aty pranë por nuk tregoi ekzaktësht ku.
Grupi hetimor thanë se autori nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, por gjatë dhënies së dëshmisë është shfaqur i trembur.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën e 18 nëntorit në pranë shkollës 9-vjeçare 'Fan Noli' ku viktima dhe autori janë nxënës dhe sherri dyshohet se nisi për një sharje banale mes tyre.
Lini një Përgjigje