
Kreshnik Spahiu duke folur sa i takon dhunës së promovuar në rrjetet sociale, solli një fakt shumë interesant në lidhje me vendin tonë.
Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Spahiu theksoi se gjuha shqipe ishte gjuha komentuese më e dhunshme e përdorur në rrjetet sociale.
“Shqiptarët duhet të kuptojnë se Sky dhe Encro ishin rrjetet sociale dhe me vendim gjykate belge dhe franceze u shpallën kriminale. Për Telegramin u mor një vendim i ndryshëm sepse u konsiderua në shumicën e saj nuk përdoret për qëllime kriminale.
A janë rrjetet sociale në Shqipëri duke filluar nga Snapchat dhe Tik Tok nxitës të dhunës? Në 2023 është bërë një studim në Europë ku shqipja rezulton gjuha komentuese më e dhunshme. Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri përdorin fjalor të dhunshëm në raport me gjuhët e tjera”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje