
Gazetari Xhevahir Zhabina ka deklaruar se vrasja e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të rënda, Fran Prendi nuk ka lidhje me detyrën që ka pasur ky i fundit.
Sipas tij, grupi hetimor po fokuson punën te udhëtimet e 27-vjeçarit drejt vendeve të Europës dhe problemet e tij personale.
“Për shkak të komunikimeve që kam pasur, nuk mendoj se ka të bëjë me detyrën e babait. Mendoj se nuk është pista për shkak të detyrës. Grupi hetimor po fokuson punën te udhëtimet që ka pasur 27-vjeçari drejt vendeve të Europës. Këtu është fokusuar puna e grupit hetimor. Dhe më pas nëse ky konflikt apo aktivitet është importuar drejt Tiranës.
Nuk kanë lënë shumë prova në vendin e ngjarjes. Nga mënyra si lëvizi makina, kanë qëlluar 7-8 plumba dhe kanë djegur mjetin. Është gjetur arma e krimit, që nuk është ndonjë provë e fortë, për shkak të dëmtimit që ka marrë. Fokusi është ky, nuk mendoj se ka të bëjë me detyrën”, tha gazetari për “TPZ”.
Lini një Përgjigje