TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 21:46

Ekzekutimi mafioz i Klaudio Prendit, Klodiana Lala zbulon tre pistat ku po hetohen!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi mafioz i Klaudio Prendit, Klodiana Lala zbulon tre pistat ku po

Gazetarja Klodiana Lala thotë se janë disa pistat në të cilat po hetohet për vrasjen e 29-vjeçarit Klaudio Prendi.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Lala tha se dinamika e ngjarjes flet për një vrasje të organizuar shumë mirë.

Është një nga ngjarjet më të mirëorganizuara. Klaudio ka qenë me tre punonjës të policisë për disa orë dhe makina nga ku është qëlluar e ka pritur për rreth një orë.  Qitësi ka qenë shumë ekspert.

Dua të sjell në vëmendje, në maj 2023, Klaudio Prendi mbështeste koalicionin Berisha-Meta dhe ka pasur një përplasje me kundërshtarët politikë dhe ka qëlluar tre herë në ajër. Pak ditë pas ngjarjes ka shkuar në Pukë kryeministri Edi Rama. Janë disa pista: Pista e lojërave të fatit, borxhet dhe pista që lidhet me punën e babait”, tha Lala.

Lini një Përgjigje