TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 21:17

Reagon për herë të parë i ati i minorenit që vrau 14-vjeçarin: Po sulmoni një fëmijë, dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im

Shkruar nga Pamfleti

Reagon për herë të parë i ati i minorenit që vrau

Flet për herë të parë babai i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Babai i Mario Përlleshaj tha se është shumë shokuar për ngjarjen dhe shprehet se ndan dhimbjen me familjen e Canit.

Fillimisht ai është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij, ndërsa i quan provokime dhe aludime të pabaza.

“Keni sulmuar një fëmijë”, thotë ai kur flet për mediat dhe lajmet që janë trajtuar pas tragjedisë.

Pjesë nga intervista me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani:

Gazetari: Në radhë të parë më vjen për situatën që ndodheni ju dhe djali juaj, por duke qenë se nuk keni reaguar ende…

Perlleshaj: Çfarë janë këto lloj provokimesh? Ku e dini dhimbjen që ka familja ime? Çfarë janë këto provokime? Si publikoni ato gjëra? Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua.

Gazetari: Një minutë, zotëri…

Perlleshaj: Asnjë minutë, keni sulmuar një fëmijë dhe po sulmoni… se jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë të ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër.

Gazetari: E kuptoj dhimbjen tuaj, unë ju kontaktova për të…

Perlleshaj: Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë./TCH

Lini një Përgjigje