
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani kanë folur për herë të parë pas ngjarjes, ndërsa mesazhi që japin është fisnik.
“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.
“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, u shpreh mes lotësh nëna e tij.
Të pyetur nëse familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, prindërit e Martinit tregojnë se deri tani nuk kemi asnjë informacion.
“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati për “TCH”.
Lini një Përgjigje