TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 17:10

SHBA paralajmëron valë “non gratash” në Maqedoninë e Veriut; po në Shqipëri a do të zgjerohet lista e zezë?

Shkruar nga Pamfleti

SHBA paralajmëron valë “non gratash” në

Të mos harrojmë se ishte Trump, ai që futi sistemin ‘non grata’. Adriatik Llalla është i pari në botë i sanksionuar nga amerikanët...

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi zgjerimin e “listës së zezë” edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një deklarate për media pas hapjes së Konferencës së parë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor – organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup në bashkëpunim me Byronë për Narkotikët Ndërkombëtarë dhe Zbatimin e Ligjit – Angeler theksoi se lista “është dinamike dhe gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen”.

Sipas “REL”, ajo nuk specifikoi emra apo afate për përfshirjen e tyre në listë, duke theksuar se kjo është një çështje që vendoset nga Uashingtoni.

Nuk kam afat kohor sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’iu sigurojë që deri sa flasim ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, tha Ageler të enjten para gazetarëve në Shkup.

Gjatë vitit 2023, Departamenti amerikan i Shtetit futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe biznesmenin kundërthënës, Orce Kamçev.

Në listën e zezë amerikane janë edhe ish-drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë.

Por shtrohet pyetja, kur do të plasin “non gratat” në Tiranë? I fundit që u shpall i padëshiruar është Sali Berisha. Që atë herë ka pasur lajmërime nga administrata e Biden, pro nuk kemi parë emra konkret të sanksionuar nga DASH. Ndërkohë ka shumë që u janë bllokuar vizat, por e kanë mbajtur të fshehtë. Po ashtu duhet të shohim dhe politikën që do të ndjekë Trump. Të mos harrojmë se ishte ai që futi sistemin ‘non grata’. Adriatik Llalla është i pari në botë i sanksionuar nga amerikanët dhe kjo ndodhi gjatë administratës së Trump. Ishte Rex Tillerson që më 14 shkuar 2018 njoftoi se Llalla ishte i padëshiruar bashkë me familjen, i pari zyrtar në botë.

Lini një Përgjigje