Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Shkak i shtyrjes ishte mungesa e avokatëve, ndërsa është vendosur që të seanca e radhës të mbahet në datën 25 Nëntor.
Gjatë seancës të planifikuar për ditën e sotme, pritej të dëgjohej mbrojtja e të pandehurit dhe gjithashtu të merrej vendimi përfundimtar nga GJKKO.
SPAK në pretencën e paraqitur në gjykatë kërkon dënimin me 4 vite burg për ish-kryebashkiakun.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 2.8 vite.
Aktualisht, ish-kryebashkiaku, ndodhet në masën e “arrestit shtëpiak” dhe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: me dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 dhe për shpërdorim detyre në tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar "arrest me burg" por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në "arrest shtëpie" për shkak të kalimit të afateve. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.
Lini një Përgjigje