
I ati i Admir Demiraj 20-vjeçarit i cili u plagos në “Qytet Studenti”, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ai tregon gjendjen e të birit teksa shprehet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I përlotur, babait i 20-vjeçarit shprehet se nuk e priste që kjo situatë të ndodhte ndërsa thekson se më vend nuk ka fare siguri.
“Djali im është 19-vjeç, student në vit të dytë për Inxhinieri Ekonomike. Unë e di ça djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër, problem i madh është fakti që nuk ka fare siguri. Nuk mendoja se do më ndodhte kjo, kurrë në botë. Unë duke porositur mësuesit që të kontrollojnë çantën e djalit vogël që e kam 12 vjeç që mos të marrë ndonjë gjë që s’duhet në shkollë, për të madhin as që më kishte shkuar mendja fare se do i ndodhte kjo.
Mjekët më kanë thënë se është jashtë rreziku për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. E takova pak më parë djalin, por u mallëngjeva, zura të qaj dhe nuk mund të flas me të. Më vjen keq për ata prindër ça djali kanë rrit, ai që ia bëri djalit tim këtë”, tha i ati i 20-vjeçarit.
Lini një Përgjigje