TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 13:08

Deputeti i PD, Asllan Dogjani shkon sërish në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i PD, Asllan Dogjani shkon sërish në SPAK

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.

Ligjvënësi demokrat u thirr në SPAK edhe me datën 4 Nëntor, ndërsa kjo është hera e tretë që ai merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Më 4 nëntor para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Dogjani tha për gazetarët se po i hetojnë pasurinë. Ai tregoi arsyet e këtij vendimi si dhe personat që sipas deputetit qëndrojnë pas kallëzimit.

Asllan Dogjani akuzoi biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Më 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë, ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Asokohe Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme edhe për fshehje pasurie.

Lini një Përgjigje