TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 11:19

Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit marshim drejt Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme marrin jetë!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit marshim drejt Ministrisë
Prindërit marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Me një pankartë ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’ qindra prindër dhe të rinj nisën në orën 11:00 marshimin protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë drejt Ministrisë së Arsimit.

Prindër të shumtë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në dyert e shkollës ku mësonte.

Me pankarta në duar “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”, qytetarët kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend.

Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit marshim drejt MinistrisëVrasja e 14-vjeçarit, prindërit marshim drejt MinistrisëVrasja e 14-vjeçarit, prindërit marshim drejt MinistrisëVrasja e 14-vjeçarit, prindërit marshim drejt Ministrisë

Lini një Përgjigje