TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 11:00

Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata jep vendimin për 20 të arrestuarit; mes tyre edhe financuesi i televizionit të familjes "Berisha"

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata jep vendimin për 20 të

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 12 prej të arrestuave në operacionin kundër kriptovalutave. Ndërkohë ka vendosur detyrim paraqitje për 6 të tjerë dhe 2 në arrest shtëpie. 

Mes personave që do të qëndrojnë në burg është edhe Evis Sopi, financieri kryesor i televizionit të Familjes Berisha, ‘Syri Tv’ i arrestuar si pjesë e bandës, ku prokuroria dyshon se pastroheshin para përmes këmbimit të kriptovalutave dhe që përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale.

Arrest në burg:
1. Pirro Verdhi
2. Valentino Leka
3. Ridvan Nuhiji
4. Nexhmedin Sali
5. Muhamed Saraçi
6. Evis Sopi
7. Frederik Sinanaj
8. Tedi Agastra
9. Armando Gjoçi
10. Genci Sula
11. Dorian Dodaj
12. Denard Dani

Detyrim paraqitje: 
1. Arlin Kajo
2. Aldi Ruli
3. Riduan Bajrami
4. Spartak Gjoçi
5. Arbëror Agastra
6. Jonid Lazaj

Arrest shtëpie: 
1. Aurora Bregu
2. Lidra Leka 

Policia ekzekutoi të hënën 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre sipas organit hetues në mënyrë të paligjshme. Ndërsa personat e tjerë jane bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha.

Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Lini një Përgjigje