TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 09:42

Atentatet dhe krimet 'shkundin' Policinë e Shtetit, Ilir Proda ndryshon edhe zv.drejtorët në qarqe

Shkruar nga Pamfleti
Atentatet dhe krimet 'shkundin' Policinë e Shtetit, Ilir Proda
Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda

Pak ditë pas emërimit të 12 drejtorave të policisë në qarqe, drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka ndryshuar dhe disa nga drejtorët e departamenteve.

Ervin Ndreu, i cili ishte edhe garues për drejtor në qarqe, nuk do të jetë më shef i komisariatit nr. 6 në Kombinat. Ai është transferuar në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.

Po ashtu Oligert Torba, shefi i komisariatit nr. 5, i është dhënë detyra e zëvendës drejtorit në Drejtorinë e Qarkut Fier.

Hajri Kushe, ish-zëvendës drejtor në qarkun e Shkodrës, i është lënë detyra e zëvendës drejtorit të Korçës. Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar në Tiranë dhe do të mbajë postin e zëvendës drejtorit të rendit në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit.

Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.

Emërimet janë në kryerje e sipër pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit që ende nuk janë prekur nga vendimmarrja e Ilir Prodës.

Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qëndrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.

Ndërkohë figura të tjera si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka nga Drejtorë qarqesh shkojnë në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit.

Lini një Përgjigje