
Rrebeshi i shirave dhe era e fort, kanë dëmtuar çatinë e Spitalit të Pukës mëngjesin e sotëm.
Era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerr jashtë funksioni dy pavione. Konkretisht pavionin e Patologjisë dhe Pediatrisë. Stuhia ka shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjitik. Puka ka mbetur pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar.
Po ashtu probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën.

Lini një Përgjigje