TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 07:24

Moti i keq do “pushtojë” vendin, si parashikohet dita sot; 5 qarqet që rrezikohen nga reshje me intensitet të lartë ditët në vijim

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq do “pushtojë” vendin, si parashikohet dita sot; 5

Mot me reshje të dendura pritet sot dhe gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit.

Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

Lini një Përgjigje