TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 07:11

Vrasja e 14-vjeçarit te "Fan Noli", Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë, sulmi do kishte dy viktima!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit te "Fan Noli", Karamuço: Mjeku

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh në Top Story se ngjarja e ndodhur në afërsi të shkollës Fan Noli mund të kishte pasur dy viktima.

Ai tha se edhe fëmija i dytë që ka mbetur i plagosur, shoku i Martin Canit, do të kishte ndërruar jetë nëse një mjek ortoped nuk do t’i kishte qepur plagët në vendngjarje, e më pas ta niste drejt spitalit të Traumës.

“Në këtë ngjarje, do kishim dy viktima, shoku i viktimës është plagosur rëndë në vendngjarje, ka qenë fati i tij që një mjek ortoped te klinika ka bërë qepjen e plagëve aty, dhe pastaj e kanë dërguar në Ushtarak, nëse nuk do bëhej qepja, do kishte vdekur dhe ai. Sulmi ka qenë shumë intensiv”, tha ai.

karamuco vrasje mjeku 14 vjecari

Lini një Përgjigje