TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2024, 22:19

Vrasja e biznesmenit Reçi, Karamuço: Skenar i mirëorganizuar, armë e përdorur për herë të parë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit Reçi, Karamuço: Skenar i mirëorganizuar,

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar ngjarjet kriminale në vend, duke u ndalur edhe tek atentati në Dobraç, me pasojë katër viktima.

Ai u shpreh se situata në Shkodër mbetet shqetësuese. I ndalur tek vrasja e Eduart Reçit në Tiranë, Karamuço tha se është përdorur një armë që nuk është parë më parë dhe sipas tij është hera e parë që është përdorur.

Eksperti shtoi se kjo armë ka specifikat e saj dhe se bën dëm në zona vitale siç mund të jetë koka.

“Ka një përpjekje drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, drejtor i qarkut po e po, por edhe shefa krimesh do të jenë fytyra të reja. Ata që dyshohet se marrin para kanë tradhtuar kolegë do të jenë fytyrë e re. Është lënë një afat 1-vjeçar, janë në një test të madhe se çfarë do ndodhë pasi situata në Shkodër është shumë e tensionuar. Pardje natën ka pasur dy krisma me armë. Të gjithë të futur brenda në shtëpi (lagjia në Golem afër Dobraçit) kanë menduar se kanë ardhur për t’u hakmarrë. FNSH e kanë në qytet, por shumica janë nga ajo zonë dhe janë hedhur në erë banesa e shtëpi. Por mund të thuhet se fakti që e mori SPAK, është në rrugë të mbarë. Tani këtë çështje të madhe po e heton SPAK dhe i ka thënë policisë kriminale jeni në rrugë të mbarë, kryeni këto veprime dhe besoj se kjo çështje është pothuajse e zbardhur.

Për vrasjen e ndodhur pranë ambasadës amerikanë është e një stili ndryshe e një dorë që nuk e kemi njohur më parë. Edhe arma që është përdorur, është hera e parë që është përdorur dhe ka specifikat e saj që bën dëm në zona vitale siç mund të jetë koka. Por ka një fuqi goditje deri në 70 metra dhe goditja është bërë nga 20-25 metra duke shfrytëzuar zhurmën e fishekzjarreve dhe ka qenë një skenar i mirë organizuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje