
Juristi Romeo Kara tha se mazhoranca nuk sjell më motiv për qytetarët për ta votuar. Ai u shpreh gjithashtu se njerëzit janë alergjikë ndaj një rikthimi të Berishës në pushtet dhe një riciklim i tij duket i papranueshëm.
Sipas tij, tre partitë kryesore kanë vrarë fjalën e lirë dhe kanë sunduar në këtë shoqëri dhe nuk kanë qeverisje.
“Njerëzit janë alergjikë ndaj një rikthimi të Berishës. Por nuk kanë ndonjë motivim që do bëjë ndonjë gjë më të mirë PS. Kjo opozitë që mban peng ndryshimin, tani këto janë organizime të mëdhaja por kanë koston e një qeverie që nuk ka përmbushur as gjërat më minimale. Po flasim për një minimum jetik. Çfarë suksesi kanë këto, ku ta gjejë moralin tek këto dy parti. Duhen parti të reja. Këta kanë bllokuar. Atëherë këto trajtohen si organizata kriminale. E kanë marrë peng. Funksionojnë në kundërshtim me ligjin.
Nuk duhet të shkojnë në SPAK ushtarët, duhet të shkojë komandanti. Kanë dalë që kanë para të paligjshme. Unë kam dinjitetin e njeriut dhe vdes me dinjitet. Jo duhet të përballemi si popull. Nuk duhet të shkojmë me fituesin duhet të shkojmë me moralin. Nuk po dinë si të dalin nga politika. Në kaq vite njëri me më shumë kulla se tjetri dhe nuk ofrojnë minimumin jetik. E tmerrshme ta quash tranzicion dhe nuk kemi ofruar as bukën e gojës. Ti marrin të keqen Hitlerit që për 1 vit hoqi lypësit nga rrugët. Kur je i bindur se nuk e bën një punë ik.
Kanë mbjellë një putha dorje dhe kanë vrarë fjalën e lirë. Ne kemi nevojë për një parti që të ketë minimum humanizmi. Ne mund të themi kur nga një parti dalin 50 hajdutë a duhet parë kupola politike? Jemi të qeverisur apo të sunduar? Këta nuk e dinë çdo të thotë sundim. Kur e drejton ligjin jo me ligj por duke i shmangur ligjit. Ky është sundim. Duhet të emancipohemi si popull, t’i themi jo padrejtësisë. Janë të treja për tu shpallur të paligjshme”, tha Kara për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje