TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2024, 15:04

Deputeti humb motrën: Do mbetesh në zemrën time

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti humb motrën: Do mbetesh në zemrën time

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ndarë një lajm të trishtë me miqtë e tij në rrjetet sociale. Ai njofton se motra e tij, Shpresa Hysi (Leskaj) ka ndërruar jetë.

"E shtrenjta motra e dashur, Shpresa Hysi (Leskaj) gjithmonë do të mbetesh në zemrën dhe mendjen time", shkruan deputeti demokrat, teksa ndan një foto krah motrës.

Shpresa ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Ferdinand Hysi, i cili ka shkruar mjaft vepra për Teatrin "Petro Marko" të Vlorës, si dhe disa shoqata teatrale dhe Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Familja Hysi i zhvillon pritjet pranë banesës, tek "Kali i Trojës", në qytetin bregdetar të Vlorës. Ndërkohë, nesër më datë 21 Nëntor do të bëhet përcjellja e Shpresa Hysi (Leskaj) në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Vlorës, në ora 13:00.

bujar leskaj motra

Lini një Përgjigje