TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2024, 22:06

Masakra e Dobraçit, Karamuço tregon detaje: Ibrahim Lici pyeti mjekët nëse vdes me këto plagë dhe u largua

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e Dobraçit, Karamuço tregon detaje: Ibrahim Lici pyeti

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar detaje nga masakra e Dobraçit. Ai tha se Ibrahim Lici ka shkuar në spital i plagosur.

Sipas ekspertit, pasi ka marrë konfirmimin e mjekëve se me plagët që ka marrë nuk rrezikon jetën, Ibrahim Lici më pas është larguar. Ai shtoi se Ibrahim Lici, ka ikur i shoqëruar me dy makina nga Spitali i Shkodrës.

“Mos të them që ai person që shikoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka futur në ambulancë, ka vajtur në spital, aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam. I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihmë, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur i shoqëruar nga dy makina madje”, tha Karamuço për “Abc News”.

Lini një Përgjigje