TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 07:27

Vrasja e nxënësit në Tiranë, mjeku psikiatër: Prindi sot kërcënon mësuesit, kemi kaluar në ekstrem

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e nxënësit në Tiranë, mjeku psikiatër: Prindi
Neli Demi

Mjeku psikiatër Neli Demi ka komentuar rastin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që iu mor jeta më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, nga bashkëmoshatari i tij.

Demi tha në studion e emisionit ‘Open’, se ka shumë faktorë që kanë ndikuar, ndërsa theksoi se familja ka rol të pazëvendësueshëm.

“Familja ka një rol të pazëvendësueshëm për fëmijën. Fëmija lind me një ego shumë të fortë, nuk do t’ia dijë për kufizimet. Që në momentet e para të fillimit të hapave të vogla të pavarësisë, apo fjalët e para që thotë, çfarë i përgjigjet këtyre përpjekjeve për pavarësi, përbën kushtet e mundshme të sjelljes.

Problemi duhet të trajtohet që në gjenezë. Shteti ka për detyrë të mbrojnë fëmijën edhe nga prindërit e tij. Kemi kaluar nga ekstremi në ekstrem. Kemi kaluar nga rasti kur prindi i kërkon mësueses rrihe fëmijën, te ajo që prindi kërcënon mësuesen”, tha Neli.

Sipas tij, duhet të hiqet dorë nga promovimi i figurave kur në një moment shfaqen me politikanë dhe pas një jave rezultojnë të kërkuar nga policia.

neli demi

Lini një Përgjigje