
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar ankimimin e ish-kryeministrit Berisha, i cili ka kërkuar që masën e parë “detyrim paraqitje” të vendosur nga Gjykata e Posaçme ta cilësojë si antikushtetuese.
Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë vendimin në lidhje me ankimimin e Sali Berishës.
Gjikondi tha se Berisha e ka sulmuar gjatë gjithë kohës Gjykatën Kushtetuese. Ajo shtoi se ky është modeli, i cili e përshkruan më së miri vizionin që ka opozita shqiptare. Ndërsa theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë arsye, që të ndryshojë masën e sigurisë që kishte dhënë Gjykata e Posaçme për Berishën, pasi ky i fundit nuk e ka respektuar atë.
Për juristen Gjikondi, një vendim tjetër, i cili do shkonte në favor të Berishës do ishte padiskutim një mesazh i keq që do përçonte drejtësia shqiptare.
“Berisha gjatë gjithë kohës ka sulmuar edhe gjykatën e Kushtetuese. Ka sulmuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Berisha i vetëdijshëm për vendimin. Nuk ka respektuar vendimin e SPAK dhe GJKKO me detyrim paraqitje, siç po e respektojnë Mediu dhe Kryemadhi dhe kjo ka bërë që t’i jepet një masë më rënduese për shkak se nuk e ka respektuar masën e parë. Do lënë në fuqi vendimet e mëparshme. Gjykata Kushtetuese nuk ka arsye të ndryshojë masën e marrë nga GJKKO. Ai do gjejë një armik me të cilin do merret. Masa mund të bëhet detyrim paraqitje, që Berisha të kishte hapësirë të merret me fushatën elektorale. Një vendim pro Berishës e dëmton shumë mesazhin që duhet të japë drejtësia”, tha ajo për “Abc News”.
Lini një Përgjigje