TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 19:50

Ditmir Bushati shpërndan reagimin e nënës së Martin Canit: Fjalët e saj, mesazhi më kumbues sot për çdo prind e çdo shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ditmir Bushati shpërndan reagimin e nënës së Martin Canit:

Ish-ministri Ditmir Bushati ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, siç ishte vrasja e Martin Canit.

Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook fjalët e nënës së të miturit, e cila i preku të gjithë sot.

Bushati shkruan se fjalët e saj duhet të jenë mesazhi më kumbues për shoqërinë tonë.

Këto fjalë zemre të thyer, të një nëne që humbi djalin, dritën e syve, janë mesazhi më kumbues sot për çdo prind, e çdo shqiptar. Fjalë për një shoqëri që nuk mund e nuk duhet ta pranojë krimin apo të fortin si ‘model’. Për një shoqëri që nuk mundet të humbasë sensin e drejtimit nga vlerat e as ndjeshmërinë ndaj rreziqeve të krimit”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje