TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 20:30

Kushtetuesja la në arrest Berishën, Minxhozi: Sjellja arrogante ndaj drejtësisë, po e penalizon

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja la në arrest Berishën, Minxhozi: Sjellja arrogante ndaj

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka lënë në “arrest shtëpie” ish-kryeministrin Berisha, duke rrëzuar ankimimin për masën “detyrim paraqitje”.

Minxhozi u shpreh se ish-kryeministri gjithmonë ka sfiduar drejtësinë duke bërë akuza apo epitete nga më të ndryshmet ndaj drejtësisë.

Ai shprehet se pas këtij vendimi për fat të keq, kjo sjellje vazhdon ta penalizojë Berishën.

“Berisha bëri një sfidë që është dënuar edhe në bazë të deklaratave që ka bërë Dumani që askush nuk e sfidon dot drejtësinë.

Nuk ka shumë njerëz në këtë vend që kanë përdorur atë retorikë. Pasi nga zoti Berisha kemi parë lloj lloj epitetesh, grup kriminale e shumë të tjera. Ne kemi thënë që Berisha duhet të ishte në fushatë, i lirë, por edhe në një këndvështrim më të gjerë atë të një drejtësie që vepron ndaj një personi në një moshë të caktuar. Një 80 vjeçar do të duhej të hetohej i lirë me “detyrim paraqitje”.

Këtu jemi sepse Berisha në ndryshim nga ndërtuesi i akuzuar në një listë me të që vijoi të paraqitej në SPAK dhe nuk iu kufizua liria, Berisha mendoi të marrë një sfidë tjetër. Dhe këtë e ka një sjellje, që me drejtësinë nuk është se ka dashur të ketë shumë punë. Berisha nuk ka shkuar të dëshmojë i kemi parë. Pas këtij vendimi për fat të keq për zotin Berisha, kjo sjellje vazhdon ta penalizojë. Ky vendim ne na tregon, apo zbulon thelbin që është mosbindja në një moment të caktuar për t’u paraqitur përballë SPAK që do t’i garantonte atij pjesën tjetër të lirisë. Sot Berisha vuan atë akt të vetin”, tha Minxhozi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje