TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 21:41

"27 raste sherresh me thikë në shkolla gjatë një viti", gazetari: Askush nuk e vë ujin në zjarr

Shkruar nga Pamfleti

"27 raste sherresh me thikë në shkolla gjatë një

Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me vrasjen e Martin Canit, nxënësit të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ai tha se ky nuk është i vetmi rast i konflikti me armë të ftohta në mjediset e shkollës ose rreth saj. Gazetari tregon se gjatë një viti janë të paktën 27 raste të kësaj natyre, fatmirësisht të tjerat pa humbje jete.

“Është i 27 rast me thikë brenda perimetrit të shkollave. Në të tjerat raste për fat të mirë, thika nuk ka marrë jetë.

Ai erdhi nga Anglia. E çoi në sport për ta lënë jashtë drogës. E çoi në shkollën e dytë më të mirë në Shqipëri. Dhe çfarë ndodh? Ta sjellin të vdekur në shtëpi. Është e trishtë! Siguria këtu nuk ka lidhje.

Ndodhi në Gramsh dhe nuk e vuri njeri ujin në zjarr. Në Lezhë, ai nxori armën 30 metër nga shkolla.

E kam nisur në vitin 2021, kur një 10-vjeçar humbi jetën në shkollë”, u shpreh gazetari për “TPZ”.

Lini një Përgjigje