TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 21:51

Vendimi i Kushtetueses për Berishën/ Sokol Hazizaj: Nuk ndryshon gjendjen juridike të ish-Kryeministrit, por ka një element pozitiv

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses për Berishën/ Sokol Hazizaj: Nuk ndryshon

Avokati  Sokol Hazizaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që dha sot ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, lidhur me dy masat e sigurimit të aplikuara ndaj tij, duke shmangur Kuvendin.

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar tërësisht të ligjshme masën “detyrim paraqitje” ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, por ka rrëzuar atë “të ndalimit të daljes jashtë shtetit”.

Ky vendim i Kushtetueses nuk ndryshon masën e sigurisë që ka sot Sali Berisha, pra ai mbetet në arrest shtëpie.

Por ky vendim ka një element pozitiv, nuk është regresiv në të gjithë tërësinë e tij, pavarësisht shumëllojshmërisë negative, sjell një risi të ndryshimit të masës së sigurisë. Pra kur konsiderohet “jo-proporcionale” një masë e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”, mund të ndodhë që në gjykimet e ardhshme, të kemi një ndryshim të masës aktuale të sigurimit ndaj z. Berisha”, tha Hazizaj në emisionin “Open” në News24.

Ai u shpreh se vendimi i Kushtetueses nuk përputhet tërësisht me rolin që duhet të luajë kjo Gjykatë. “Kushtetuesja duhej të shprehej qartë: masa e “ndalimit të daljes jashtë vendit” është anti-Kushtetuese. Nuk mund të shprehet Gjykata Kushtetuese për masa jo-proporcionale”, tha Hazizaj.

Lini një Përgjigje