TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 22:34

"Berisha mbeti në dritare", Bushati: SPAK dhe Gjykata treguan se nuk kanë nevojë të marrin leje në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha mbeti në dritare", Bushati: SPAK dhe Gjykata treguan se

Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër ndaj vendimit të të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për Berishën.

Bushati tha se kjo gjykatë është bërë lecka ku fshin këmbët pushteti. Sipas tij, vendimi i sotëm është: procedura e SPAK-ut dhe e gjykatës për të mos kërkuar leje nga Parlamenti dhe për të izoluar lirinë.

“Kjo është gjykata më e pisët. Çka pjellë reforma në drejtësi këta janë më pocaqi. Kishim një gjykatë që i kthente atentatet kushtetuese Berishës kur ishte kryeministër dhe Ramës që e vazhdoi. Gjykata Kushtetuese është lecka ku fshin këmbët pushteti. Dhe ai konfuzioni se nxorën një vendim se gjoja është gabuar me pasaportën. Vendimi sotëm është: Procedura e SPAK-ut dhe e gjykatës për të mos kërkuar për një deputet lejen nga parlamenti për të izoluar lirinë është e drejtë. Ky është vendimi i gjykatës sot dhe prandaj Saliu mbetet në izolim”, tha Bushati për “TPZ”.

Lini një Përgjigje