TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 22:31

"Shtatë vrasje o komandant, a keni zbardhur gjë?", Klodiana Lala përplaset me zyrtarin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

"Shtatë vrasje o komandant, a keni zbardhur gjë?", Klodiana

Zyrtari i lartë për sigurinë në Policinë e Shtetit, Idriz Daulle, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u pyet për disa nga ngjarje e fundit kriminale në vend. Zyrtari i policisë tha se po punohet për zbardhjen e tyre, por nuk mund të japë detaje nga hetimet. Por pati dhje një debat me gazetaren Klodiana Lala.

Ylli Rakipi: Brenda pak kohësh kemi disa vrasje në vendin tonë: Masakra e Dobraçit me katër viktima, vrasja e biznesmenit Eduard Reçi, vrasja e 14- vjeçarit Martin Cani dhe vrasja e Klaudio Prendit. Gjendja e sigurisë në vendin tonë duket alarmante. Shtatë vrasje o komandant, a keni zbardhur gjë?

Idriz Daulle: Po punohet dhe do të ketë rezultate konkrete. Janë pjesë e hetimeve dhe nuk më takon të flas.

Klodiana Lala: Në masakrën e Dobraçit, a mendoni se e kanë bërë si duhet detyrën? Janë katër efektivë që dyshohen për shpërdorim detyre. Çfarë duhet të përmirësoni ju? A mund të jepni mendim për rendin dhe sigurinë? Ju nuk jeni njeri pa mendim…

Lini një Përgjigje