TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 22:55

A mundet qeveria të mbyll “Tik-Tok”-un? Drejtuesi i "Acromax" shpjegon rrugën ligjore!

Shkruar nga Pamfleti

A mundet qeveria të mbyll “Tik-Tok”-un? Drejtuesi i

Ideja e kryeministrit Edi Rama, që zuri fill pas vrasjes së 14-vjeçarit dhe gjuhën së urrejtjes në platforma si Tik-Tok e Snapchat, solli debat në shtresa të caktuara të shoqërisë.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Aldor Nini, drejtues i kompanisë Acromax në Shqipëri, tha se shteti shqiptar duhet krijuar një ligj ose udhëzim administrativ që të njoh këto platforma si operator mediatik.

"Vulgar po është term interesant, por nuk është vulgariteti që e bën të suksesshme, por interesat. Nëse dalin gjëra vulgare, do të thotë se ai është interesi jot dhe këtë e identifikon algorithmi. Është shumë i sofistikuar algorithm i Tik Tok. Ka qenë aplikacioni i parë që ka mundësuar të shihen videot me lëvizjen e gishtit.

Tik Tok i mbyll materialet bazuar në legjislacionin e shtetit të caktuar. Youtube sipas konceptit amerikan.

Shteti shqiptar duhet të bëjë ligj ose udhëzim. Duhet të lëshohet nga një autoritet që e njohin si autoritet shtetëror. Me sa kam kuptuar, nuk ekziston një udhëzim i tillë. Ekziston një ligj që nuk e njeh as Tik Tok dhe as Youtube si operator mediatik. Ligji ka disa përcaktime që nuk hyn as Tik Tok dhe as Youtube. Bota ka. BE ka një direktivë në të cilën, ajo ka rregulluar pikërisht rregullat për platformat e mëdha. Ne mund ta bënim shumë thjesht, ta merrnim direktivën e BE. Kjo ideja “hajd e mbyllim” nuk është zgjidhje.

Në një tremujor, janë bllokuar 14 mijë vieo në mënyrë automatike, duke identifikuar cfarë flasin. Këto shifra i kam marrë nga Tik Tok. Kam biseduar për statistika", tha Nini.

Lini një Përgjigje