TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 07:37

Frrok Çupi: Halli më i madh që shqetëson dyshen Meta-Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
Frrok Çupi: Halli më i madh që shqetëson dyshen
Frrok Çupi

Çupi shtoi se halli më i madh i dyshes Meta-Berisha është se i druhen faktit se mund të humbasin kontrollin mbi partitë e tyre.

Analisti i njohur Frrok Çupi është shprehur se vonesat që po tregon drejtësia e re me Sali Berishën në lidhje me akuzat për dosjen Partizani, e ka dobësuar disi “syrin e popullit” për pritshmëritë që kanë te ajo.

Ai theksoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha e konsiderojnë  popullin shqiptar si “budalla”, por ende s’e kanë kuptuar se lojërat dhe skemat e tyre për t’i ikur drejtësisë i kanë kuptuar të gjithë.

Analisti shtoi se halli më i madh i dyshes Meta-Berisha është se i druhen faktit se mund të humbasin kontrollin mbi partitë e tyre.

Kjo shtyrje kaq e madhe e ka dobësuar syrin e popullit që ka për drejtësinë e re. Këta kanë parasysh një “popull budalla”. Kujtojnë se janë budallenj. Në çdo moment gjen krimet e tyre. Ata e kanë planifikuar këtë luftë, e kanë nisur me mazhoranca, me Kuvendin dhe me Amerikën. E kanë zhvendosur tek ambasadorët dhe tek familjet e tyre, jo ndarje dhe jo… kanë tentuar të fshehin pasuritë dhe tani po tentojnë të mbajnë partitë e tyre, këtyre po u dalin nga duart partitë. Ilir Metës i ka dalë më keq se këtij tjetrit”, tha ai në “Ora e Fundit”  .

Më tej, Çupi tha se Meta dhe Berisha kanë nisur betejën e tyre dhe po luftojnë kundër gjyqtarëve.

Janë duke luftuar kundër gjyqtarëve dhe këto bëhen… por  kuptohen që janë të kota. Këta kanë parimin, më mirë lufto kot sesa rri kot. Këta dhe ushtritë e tyre, këta janë, dhe një pjesë tjetër, që kanë bërë sikur kanë besuar te Berisha. Edhe ne si gjithë vendet e lindjes, që kanë përjetuar diktaturat e tyre, ne nuk kemi dalë ende nga hija dhe fantazmat e komunizmit. Këta, persekucionin komunist e përdoren për të ushtruar dhunë ndaj pjesës tjetër. Aktet që u kryen këtë periudhë janë akte që ia kalojnë dhe akteve të diktatorit. Kemi vepra të Berishës dhe Metës, që nuk kanë kthim dhe nuk mund të rindërtohen më, Shqipëria do t’i ketë përjetësisht plagët e pronave dhe të korrupsionit, por edhe të shtrembërimit të politikës.”, tha ai.

Sali Berisha nuk e fitoi liri-daljen nga as nga Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi ta lërë në “izolimin në shtëpi”, duke ia rrëzuar pretendimet për anti-Kushtetueshmëri.

Lidhur me këtë, Çupi u shpreh se vendimi ishte i pritshëm dhe se nuk ka asnjë arsye për t’u shqyrtuar. Më tej nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka hequr dora nga format e tij të njohura, për t’ju imponuar drejtësisë.

Vendimi kishte më shumë emocionues e sa drejtësi dhe kjo për ne e bën çështje për publikun, Pra kemi një individ që sa herë do ka aftësi për të ngritur tallaze të mëdha. Politikisht ky vendim ishte më shumë siç u pa, ishte një vendim ekuilibrist dhe për arsye politike. U pa qartë se Gjykata Kushtetuese kishte pasur brenda diskutime të tilla të palëve. Më rëndësi është edhe fakti se prej kaq kohësh, që nga ’97 drejtësia edhe ajo që ishte copë-copë, kuptonte që Berisha po bënte krime. Gjatë gjithë kohës ka bërë sikur po merret me Berishës. Vendimi i formës ekuilibriste ishte për arsye të tensioneve që ka brenda për brenda Gjykata. Por Berisha vazhdon t’i imponohet drejtësisë më mënyrat që ka. Sot po mendoja po sikur Gjykata Kushtetuese, në një rast marrëzie të thoshte që lirohet, për pak orë do ishim si në ’97 rrugës”.- deklaroi Çupi.

frrok Çupi

Lini një Përgjigje