Familjarët e Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenaliaj në Fier kanë folur lidhur me krimin e rëndë.
Daja i Azgan, i ka bërë thirrje nipit të dorëzohet kudo që është. Ai theksoi se ka dijeni se ku ndodhet, teksa shtoi se nëse e gjen do të jetë vetë ai që do ta dorëzojë në polici.
Ndërsa, sa i përket të motrës, nënës së Mërnicës e cila ishte prezente në momentin e ngjarjes, ai tha se është e shokuar dhe nuk ka folur pothuajse asnjë fjalë.
“Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhëntë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të folur fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë. I kam rënë telefonit nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”, u shpreh ai për “Euronews Albania”.
Ndërsa halla e Azgan Mërnicës, u shpreh se është e tronditur për ngjarjen. Ajo i ka bërë thirrje nipit, të dalë para drejtësisë.
Lini një Përgjigje