Forcat RENEA po vijojnë kontrollet për të arrestuar autorin e vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenaliaj.
Momentalisht kërkimet e FNSh-së e RENEA-s janë përqëndruar në fshatrat afër vendit ku Azgan Mërnica ka braktisur makinën pasi kreu dhe vrasjen.
Kontrollet janë përqëndruar në fshatrat Hoxharë e Vjetër, Apolloni, Radostinë, Sulaj, në një rreze prej 5 km në vijë ajrore nga vendi ku autori ka braktisur makinën pas vrasjes së efektivit mesditën e 13 majit 2024.
23 vjeçari ka pasur me vete 2 telefona, njërin që e ka lënë atë në makinë dhe njërin që e ka hedhur në një tokë bujqësore. Të dy telefonat janë gjetur nga policia.
Ndërkohë ditën e sotme u përcoll për banesën e fundit efektivi i “Shqiponjave” Novruz Cenalia.
Në hollin e teatrit “Bylis” është vendosur arkmorti me trupin e pajetë të efektivit, ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe zyrtarë të ndryshëm, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
28-vjeçari Cenalia mbeti i vrarë dy ditë më parë pas një konflikti me Azgan Mernicën.
Në momentin e ngjarjes në makinë me Mernicën ishte edhe nëna e tij. Kjo e fundit ka treguar se i biri pas ngjarjes është larguar me vrap, por nuk e di se ku ai ndodhet.
Lini një Përgjigje