TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2024, 13:59

“Gërdeci”, juristi Romeo Kara: Vrasje masive, e përfshirë familja Berisha

Shkruar nga Pamfleti

“Gërdeci”, juristi Romeo Kara: Vrasje masive, e

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për procesin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin është përfshirë nga tensione. Mes ish-ministrit Mediu dhe familjarëve të viktimave ka pasur debate.

Avokati Romeo Kara tha për “Tirana Live” në ABC News, se në çështjen Gërdeci është përfshirë e gjithë familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu ai tha se ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit.

“Ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit. Kjo ka dalë nga të gjitha reportazhet, e kanë përcaktuar qartë. Duhet hetuar e familja Berisha. Berisha do të nxjerrë veten si i persekutuar. Drejtësia duhet të flasë dhe jo të zvarritet. Çështja duhet të hapet për korrupsion. Nuk e mendoj Mediun si kokën e kësaj çështje, por Berishën”, tha avokati.

 

familja berisha vrasje masive romeo kara gerdeci

Lini një Përgjigje