Në momentin që Mediu po lexonte deklaratën familjarët e familjes Durda Zamira Durda është nxehur dhe ka thënë “ Vrasës, e kanë fajin prokurorët që nuk të arrestojnë e nuk ngrenë akuzë për vrasje”.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri ekonomiko-financiar, pasi i pari ka probleme.
Përmes avokatëve të tij, Mediu pretendoi se akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme në formë dhe në përmbajtje. Sipas avokatëve, vendimi për akt-ekspertimin nuk i është bërë me dije Mediut gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme e në kushte të papajtueshmërisë ligjore. Po sipas mbrojtësve, 4 nga 5 ekspertët kanë qenë nëpunës shtetërore dhe pa licensimet përkatëse, ndërsa i pesti nuk kishte njohuri financiare.
“Është absurde të japin ekspertët përgjigje juridike. Kompetente është prokuroria dhe gkykata në këtë fushë, jo ekspertët. Kërkojmë kryerjen e një riekspertimi kontabël me 3 ekspertë të fushës. Asnjë nga ekspertët nuk kishte licensë”, tha Ligori.
Ndërkohë raportohet se seanca e sotme në gjykatë midis Mediut dhe familjarëve të viktimave është shoqëruar me debate të ashpra.
Në momentin që Mediu po lexonte deklaratën familjarët e familjes Durda Zamira Durda është nxehur dhe ka thënë “ Vrasës, e kanë fajin prokurorët që nuk të arrestojnë e nuk ngrenë akuzë për vrasje” .
“ Ja ku i ke prokurorët , kërkojua ta bëjnë mos ma kërko mua”, u përgjigj Mediu.
Më pas Mediu ka thënë se kemi të bëjmë me një proces politik, pasi ai po kërkohet të bëhet kokë turku.
‘Akuzohem për Gërdecin, kur kam dhënë dorëheqjen dhe lashë mandatin, dua të përballem me ligjin, jo akuza politike, për Gërdecin po kërkohet një kokë turku. Me këto përplasje, ky nuk është proces gjyqësor, por proces politik. Seancat të jenë të hapura për mediat, ta shohin shqiptarët si bëhen gjyqet në GJKKO. Ekspertët janë të paligjshëm, pse nuk pranoni të bëni eksperiment si ndodhi shpërthimi? Ky është proces i pabazë, ushtarakët e NATO nuk i pranuat, nëse vijoni kështu, unë do publikoj qëndrimet e tyre’, deklaroi Mediu.
Mesditën e 15 marsit të vitit 2008, shpërtheu punishtja demontimit të municioneve në Gërdec dhe për pasojë 26 persona humbën jetën, mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur dhe po ashtu pati dëme të shumta materiale.
Lini një Përgjigje