TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2024, 10:37

Projekti Thumanë-Kashar, 6 familje protestojnë : Na jepni shtëpi, ndryshe do të digjemi me benzinë

Shkruar nga Pamfleti

Projekti Thumanë-Kashar, 6 familje protestojnë : Na jepni shtëpi,

Disa banorë të Bërxullës kanë protestuar dhe kanë bërë rezistencë kundër shembjes së banesave të tyre. Gjashtë familje që kanë në përbërje 32 anëtarë, kundërshtojnë shembjen e shtëpive që preken nga projekti Thumanë-Kashar. Gjashtë familjet nuk janë në skemën e dëmshpërblimit për shkak se nuk kanë legalizime sipas IKMT-së.

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme. Ata mbajnë në duart e tyre shishe me benzinë, duke kërcënuar se do të digjen me nëse nuk u japin shtëpi.

“Ose na jepni shtëpi ose do të digjemi me benzinë. Bëmë kërkesë në komisariatin nr. 6 dhe na kthyen mbrapsht. Shteti na mashtroi. Premtoi se do të na japë shtëpi dhe nuk ka dhënë. Vetëm një ditë më parë na njoftuan për tu larguar nga shtëpitë. Na kanë dhënë vetë 3 vite bonus qiraje, por cfarë do të bëjmë ne me atë”, thanë disa nga banorët.

Lini një Përgjigje