
Çarteri “Ismaili” është sajuar “suitë ajrore” private e Edi Ramës: me dhomë gjumi e masazhesh, vaskë, ngrënie, bilardo e 13 vende pasagjerësh; prandaj udhëtoi me avionin “Migjeni”, që të merrte me vete 130 ministra, deputetë, krye bashkiakë, bukuroshe, këngëtarë, gazetarë e gaztorë, ndërsa nga toka udhëtuan 3000 punonjës të administratës...
Foltorja zbuloi numrin e suflaqeve, që qeveria u dha punonjësve të administratës që i çoi me detyrim te mitingu i Edi Ramës në Athinë.
Por nuk “zbuloi” një detaj të dukshëm, në avionin me të cilin ai udhëtoi bashkë me 130 ministra, deputetë, krye bashkiakë, bukuroshe këngëtarë, gazetarë e gaztorë.
Ndryshe nga 5 vitet, kur edhe në Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë, Babloku shkon me çarterin “Ismaili”, të marrë me qira nga kompania “Air Albania” në emër të qeverisë, ai shkoi në Athinë me avionin “Migjeni”.
Çarteri “Ismaili”, që paguhet nga qeveria dhe përdoret personalisht e privatisht vetëm nga Edi Rama, familja e tij dhe miqtë, ministreshat, drejtoreshat e klientë të preferuar të tij, nuk ishte me defekt, por ai udhëtoi me avionin “Migjeni”, për një arsye të vetme.
Çarteri “Ismaili”, nuk ka vende për shumë udhëtarë, sepse është sajuar si “suitë ajrore” private e Edi Ramës, me dhomë gjumi e masazhesh, vaskë, mjedis ngrënie e fushë bilardoje.
Sipas Kontratës Nr. 463/1, datë 30 janar 2020, me kompaninë qira- dhënëse, rezulton se deri në muajin dhjetor 2022, çarteri “Ismaili” ka pasur 32 vende pasagjerësh, ndërsa tani ka 13 vende, mbasi pjesa tjetër është bërë mjedis bilardoje.
Avioni “Migjeni” është për pasagjerë masiv, prandaj Babloku e përdori, që të merrte me vete 130 ministra, deputetë, krye bashkiakë, bukuroshe, këngëtarë, gazetarë, gaztorë, ndërsa nga toka me autobusë e vetura, udhëtuan afro 3000 punonjës të administratës.
Pra, udhëtimi me avionin “Migjeni” e jo me avionin “Ismaili”, vërtetoi akuzat, se Babloku e ka kompletuar dhe e përdor avionin “Ismaili”, si çarter privat të paguar nga taksat e shqiptarëve, me kosto fluturimi 19 mijë Euro/ora, përveç stafit shërbyes të avionit, tarifave për siguracione, tarifave të linjave ajrore e të qëndrimit në aeroporte dhe shërbimet e servisit.

Kontrata për marrjen e çarterit me qira, është firmosur më 30 janar 2020, mes Këshillit të Ministrave të përfaqësuar nga Drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri, dhe kompanisë “Air Albania”, të përfaqësuar nga drejtori turk Sinan Dilek.
Kujtojmë, që në pazarin Rama-Berisha më 5 mars 2024, u ra dakord që skandali i çarterit, të mos futej në komisionet hetimore parlamentare që kanë ngritur PS e Foltorja./Pamfleti
Lini një Përgjigje