TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2024, 16:59

U mbajtën peng nga i ati, gjyshja tregon gjendjen e dy fëmijëve: Ndodhen ende në apartamentin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

U mbajtën peng nga i ati, gjyshja tregon gjendjen e dy fëmijëve:

Gjyshja e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati Aleks Marku, ka treguar se nipërit vijojnë të jenë në Durrës, aty ku u bë dhe kontrolli nga policia.

Ajo tregon për "TCH" se fëmijët donin të vinin në Lezhë pasi dhanë deklaratat e tyre në polici, por u është kërkuar të qëndrojnë atje.

Sipas saj, fëmijët janë ende në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku babai kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira. Kur forcat RENEA shkuan për të shpëtuar fëmijët e mitur, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov. Pas disa orësh negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu nën prangat e policisë.

Paraprakisht, dyshohet se ky akt është kryer pasi ka qenë nën efektin e drogës dhe po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe kundërpërgjigjes me armë ndaj policisë.

Lini një Përgjigje