TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2026, 07:03

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, si parashikohet moti për ditën e diel

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, si parashikohet moti për
Reshje me intensitet të ulët në jug dhe qendër që në orët e para të ditës, ndërsa në veri priten vetëm reshje të izoluara

Gjatë të dielës, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë 24 orëve do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime kthjellimesh, më të theksuara kryesisht në zonën veriore të vendit.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e para të ditës në zonat jugore dhe qendrore. Në jug të vendit, prej orëve të mesditës, reshjet mund të shfaqen në periudha afatshkurtra edhe në formën e shtrëngatave.

Ndërkohë, në zonën veriore reshjet parashikohen më të pakta dhe kryesisht të izoluara, në formë pikash shiu, kryesisht në relievet e larta malore.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat në qytetet kryesore të vendit do të jenë si më poshtë:

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, si parashikohet moti për

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, si parashikohet moti për

 

moti parashikim e diela

Lini një Përgjigje