TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Mars 2026, 08:55

Sot festohet “Dita e Mësuesit”, 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Shkruar nga Pamfleti

Sot festohet “Dita e Mësuesit”, 139 vjet nga

Në Shqipëri, 7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit, një festë e veçantë që i kushtohet figurës së mësuesit dhe kontributit të tij në arsimimin dhe formimin e brezave. Kjo datë përkujton hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887.

Shkolla u hap nën drejtimin e Pandeli Sotirit dhe kishte karakter kombëtar dhe laik, ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Në drejtimin dhe zhvillimin e saj kontribuan disa nga figurat më të njohura të Rilindjes Kombëtare shqiptare, si Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi dhe Thoma Avrami.

7 Marsi filloi të festohej më gjerësisht gjatë periudhës së regjimit komunist, kur kjo datë u kthye në një nga festat më të rëndësishme për mësuesit. Në atë kohë ishte traditë që nxënësit të vizitonin mësuesit në shtëpitë e tyre, duke u dhuruar lule ose libra si shenjë mirënjohjeje.

Me kalimin e viteve, mënyra e festimit ka ndryshuar. Sot, në shumë shkolla organizohen aktivitete kulturore, koncerte dhe programe festive në nder të mësuesve, ndërsa nxënësit vazhdojnë të shprehin mirënjohjen e tyre me dhurata simbolike.

Deri në fillim të viteve ’90, për të vlerësuar kontributin në arsim, mësuesit më të dalluar në Shqipëri nderoheshin edhe me tituj të lartë si “Mësues i Merituar” dhe “Mësues i Popullit”. 

mësonjëtorja e parë shqipe dita e mesuesit 7 marsi

Lini një Përgjigje