
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen përgjatë zonave malore si dhe në pjesën jugore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 8 metra në sekondë.
Ndërkohë, në zonat detare parashikohet det i qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.
Lini një Përgjigje