TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2026, 22:49

“Por riparohen dëmet”, Klodiana Lala: Sokol Bizhga po shkarkon të gjithë njerëzit që emëroi Proda

Shkruar nga Pamfleti

“Por riparohen dëmet”, Klodiana Lala: Sokol Bizhga po shkarkon

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për shkarkimin e Ilir Pordës dha detaje mbi atë që po ndodh tani në në Policinë e Shtetit.

Ajo tha se Sokol Bizhga është duke shkarkuar dhe larguar të gjithë njerëzit që emëroi Ilir Proda në detyrë në Policinë e Shtetit apo që ishin të lidhur me të.

“Sokol Bizhga është duke shkarkuar dhe larguar një nga një të gjithë njerëzit që emëroi Ilir Proda në detyrë në Policinë e Shtetit apo që ishin të lidhur me të. Zoti Rama i ka paraprirë diçkaje më të madhe mendoj, se çfarë do jetë, mbetet që ta shohim më tej. Pra ajo që kam vënë re pas ardhjes së Bizhgës është lëvizja me firmë e një sërë drejtuesish që ishin njerëz besnik të Prodës. Po kryen edhe transferime të ndryshme, pra po përpiqet të riparojë dëmet që ka shkaktuar Proda gjatë ndenjes në detyrë. Besoj se nuk do ketë kohën e mjaftueshme në detyrë për t’i bërë”, tha ajo për emisionin 'Kjo Javë' në 'News 24'. 

Lini një Përgjigje