TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2026, 15:44

Xhelal Mziu shkon në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Xhelal Mziu shkon në SPAK!
Xhelal Mziu në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Paraqitja lidhet me një padi për shpifje të depozituar vitin e kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në qarkun Dibër, Agron Malaj.

Malaj e depozitoi kallëzimin në qershor të vitit të kaluar në Gjykatën e Posaçme. Ai e akuzon Mziun për veprën penale të shpifjes së kryer publikisht, në lidhje me një deklaratë të bërë një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ngjarja lidhet me një incident të ndodhur më 10 maj në Maqellarë. Në atë moment, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet dhe pretenduan se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndanin para për të ndikuar në votë në favor të Partisë Socialiste.

Pas episodit, Mziu, i cili në atë kohë mbante edhe rolin e drejtuesit politik të PD-së në qarkun Dibër, deklaroi se automjeti i përkiste kandidatit socialist Agron Malaj.

Deklarata u bë objekt i padisë për shpifje dhe çështja po trajtohet nga organet e drejtësisë.

xhelal mziu spak!

Lini një Përgjigje