
Ne kete Edicion Informativ ju ftojme te ndiqni zhvillimet, ku nder te tjera vecojme:
Betimi i ministrave të rinj – 7 ndryshime ministrore u miratuan dje nga Kuvendi i Shqipërisë; sot ata u betuan para Presidentit Bajram Begaj.
Parlamenti në tension – PD kërkon përjashtimin e Taulant Balla pas ofendimit ndaj Albana Vokshi; vendimi pritet të shpallet së shpejti.
Protesta e Rrjollit – Banorët në ditën e 34-të të rezistencës për pronat e tyre; Agron Shehaj i bashkohet kauzës.
Plagosje në Shkodër – 45-vjeçari Genc Hoxha plagoset nga Ivzin Gucia; autori arrestohet dhe arma sekuestrohet.
Siguria në Vlorë – Policia vendos kontrolle të shumta në hyrje-daljet e qytetit, duke verifikuar automjetet dhe personat e dyshimtë.
Kosova drejt zgjedhjeve të reja – Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin pas dështimit të zgjedhjes së presidentit; palët politike reagojnë dhe paralajmërohen zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lindja e Mesme nën tension – Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit vazhdojnë, me pasoja tragjike për civilët dhe rritje të pasigurisë globale.
Lini një Përgjigje