TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2026, 11:33

Pasojat e luftës vijnë në Shqipëri, rritet çmimi i naftës në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Pasojat e luftës vijnë në Shqipëri, rritet çmimi i
Pasojat e luftës vijë në Shqipëri, rritet çmimi i nafës në Durrës

Çmimi i naftës në pikat e karburantit në Durrës është rritur këtë të premte. Një litër naftë po shitet me 182 lekë, nga 175 lekë që ishte më parë.

Rritja prej 7 lekësh për litër lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të cilat po reagojnë ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme. Në bursat ndërkombëtare, çmimi i një fuçie nafte është rritur rreth 20 për qind krahasuar me një javë më parë.

Tensionet në rajon krijojnë pasiguri për furnizimin me energji. Një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të ndikojë në rrugët tregtare dhe në infrastrukturën e prodhimit dhe përpunimit të naftës dhe gazit, çka mund të shtojë presionin mbi çmimet.

Autoritetet shqiptare nuk kanë shpallur ende masa për të kontrolluar rritjet në tregun e karburanteve. Në Kosovë, qeveria ka ndërhyrë duke vendosur një tavan për marzhin e fitimit të tregtarëve.

Shoqata e Hidrokarbureve paralajmëron se nëse trendi në tregjet ndërkombëtare vazhdon, çmimi i naftës në Shqipëri mund të rritet deri në 20 lekë për litër.

Zhvillimet në tregjet globale të energjisë pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e karburanteve në vend gjatë javëve në vijim.

 

pasojat e luftës vijë në shqipëri rritet çmimi i nafës

Lini një Përgjigje